Grezda në shitje, francezët të interesuar…
Eros Grezda, sulmuesi i majtë i kombëtares shqiptare nuk bën pjesë në listën e të përzgjedhurve të trajnerit Stiv Zherard për sezonin e ardhshëm. Kësisoj, drejtuesit e klubit skocez të Rejxhërsit e kanë nxjerrë në shitje, ku ndër të interesuarit e parë, duket se janë francezët e ekipit të Ligue 1, Stade Brestois.
Këta të fundit, kërkojnë përforcime në sulm dhe statura e 24-vjeçarit kosovar do të ishte ideale për ta. Kartoni i ish-lojtarit të Osijekut u ble nga Rejxhërs për shifrën e 2 milionë eurove, teksa tani gjigandi skocez është gati ta lejë të lirë sulmuesin shqiptar edhe për 1.5 milionë euro.
Kur kanë kaluar pothuajse 2 vite në Skoci, Eros Grezda ka arritur të aktivizohet vetëm në 13 takime me Rejxhërsin, ku ka shënuar edhe dy herë. Kjo performacë jo e pëlqyeshme, i ka kushtuar sulmuesit edhe mosgrumbullimin në kombëtaren shqiptare, me të cilën ai ka zhvilluar 13 takime dhe ka realizuar vetëm një gol.