Zyrtare, Balaj nënshkruan me Shturm…

Sot skuadra austriake Sturm Graz ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj. Kontrata e tij do të jetë 2-vjeçare.

Tashmë nuk ka shqetësime. Sulmuesi i Kombëtares Bekim Balaj është bërë me skuadrës të re. Ai i ka dhënë fund aventurës ruse me skuadrës çeçene Akhmet të Groznit, për t’u bashkuar me skuadrën austriake Shturm Grac.

Gazeta austriake “Kleine Zeitung” bën me dije madje edhe lajmin se 28-vjecari shkodran Balaj i ka përfunduar kontrollet mjekësore dhe sot ka nënshkruar kontratën, që e zyrtarizonnë radhët e skuadrës të Gracit.

Me skuadrën Akhmati të Groznit, Bekim Balaj luante që nga viti 2016, duke zhvilluar 61 ndeshje dhe shënuar 12 gola me fanelën e klubit çeçen. Kontrata në këtë fundsezon nuk u rinovuar, kështu që sulmuesi i Kombëares transferohet me parametra zero, gjë që duket e ka ndihmuar për të kaluar me shpejtësi në radhët e austriakëve të Shturm të Gracit.

Më herët, duke mos llogaritur Vllazninë dhe Tiranën në Shqipëri, Bekim Balaj ka luajtur edhe në Turqi, Çeki, Poloni, Kroaci dhe së fundmi në Rusi. Kampionati i Bundesligës austriake starton këtë fundjavë, ku pritet që sulmuesi i Kombëtares kuqezi, të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën e tij të re austriake.

“Bekim Balaj ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare (plus një opsion për një vit tjetër) sot në orën 14:00 do të jetë në trajnim me ekipin”, thuhet në njoftimin e klubit austriak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!