Laçi, largohet drejtori Naim Halili

Pas tri viteve plot arritje, vetëlargohet drejtori i klubit kurbinas Naim Halili. “Ndoshta një ditë rrugët tona bashkohen…” shkruan ish drejtori.

Aspak pjesë e revolucionit që kaploi kurbinasit pas ndeshjeve europiane. Drejtori Naim Halili, kishte njoftuar me kohë presidencen e klubit bardhezi se fill pas aventurës në Conference League do të largohej nga posti i drejtorit teknik të Laçit.

Përballë këtij fakti, Laska nxitoi të marrë masa ndërsa më herët, ngarkoi në klub një drejtor që vinte nga ‘fusha’. Bëhët fjalë për ish qëndërmbrojtësin Aleksander Ignjatoviç.

Halili ndërsa largohet me falenderime nga klubi bardhezi, shkruan:

“Dua të njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e KF Laçit, duke dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të klubit. Dua të largohem duke falënderuar presidentin Pashk Laska, kryetaren e bashkisë Majlinda Cara, administratorin Kleo Laska, drejtorin universal Dario Pali, si dhe këshilltarin e presidentit, Edmond Haxhia. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë trajnerët që kam punuar në këto vite te Laçi.

Sigurisht që një falënderim i veçantë shkon për të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e ekipit dhe padyshim tifozërinë laçiane, e cila ka qenë e mrekullueshme. Vlerësoj gjithçka që kam mësuar në strehën e klubit kurbinas dhe njohuritë e marra gjatë kësaj periudhe që kam punuar në rolin e drejtorit teknik, ku kam mundur të kryej punën me kënaqësi të plotë në këtë pozicion. Padyshim vlerësoj kapitalin njerëzor që ka sot KF Laçi, të cilin e çmoj shumë si pjesë e këtij ekipi të shkëlqyer pune, përveç njohurive të fituara nga kjo përvojë.

Planet dhe projektet, të cilat unë isha në gjendje të zhvilloja, kanë qenë vërtet të rëndësishme për mua dhe janë bërë një nga përfitimet e mia në këtë kompani të madhe, aty ku për dy sezone radhazi, ishim pranë fitimit të titullit kampion. Uroj që këtë vit Laçi të jetë fitues I titullit Kampion dhe me këtë rast vlerësoj edhe një herë besimin që më kanë dhënë në gjithë këtë periudhë që kam punuar për klubin kurbinas”. Ndoshta një ditë rrugët tona do të kryqëzohen përsëri. Forca. Me respekte Naim Halili /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!