Korçari Lilaj konvertohet, edhe në izraelit…

Mesfushori Sabien Lilaj, pjesë edhe e kuqezinjve të Kombëtares, sot ka nënshkruar dhe zyrtarizuar një kontratë 2-vjeçare me klubin izraelit Sektzia Nes Tziona.

30-vjeçari korçar, pasi la Skënderbeun, sezonin e shkuar luajti për skuadrën azere të Gabalas. Klubi izraelit, ndërsa bën të ditur lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale, ka nxituar t’i urojnë mirëseardhjen Sabien Lilajt dhe t’i veshë fanelën e verdhë të skuadrës.

Korçari, para përvojës azere sezonin e shkuar, ka qenë pjesë edhe Lokomotivës së Zagrebit, ndërkohë që sukseset në karrierën e Sabien Lilajt përfshihen në radhët e skuadrës së Tiranës dhe Skënderbeut të Korçës, ku edhe ka fituar kupa dhe tituj kampioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!