Dekori nuk mjafton, Bolonja- Xhenova mbyllin në barazim
Serie A luajti sot një ndeshje të javës së 19-të, Bolonja- Xhenova. Pasi kaluan përpara xhenovezët u kapën në kohën shtesë nga Bolonja për të mbyllur në barazim 1-1.
Të shtunën (nesër) katër takime të tjera të kësaj xhiroje. Mjaft me interes dueli Leçe- Kaljari me ekipin e Ylber Ramadanit që pret të kthehet te fitorja. Në fushë edhe lideri Inter. Zikaltërit do të presin në ‘San Siro’ Veronën.
Në program dhe duelet; Frozinone- Monza dhe Sasuolo- Fiorentina. Ndërkaq 5 takimet e mbetura zhvillohen të dielën.