Milan bën goditjen e dytë, nga Verona vjen Terraçiano

Pas Mateo Gabia-s, Milani bëri blerjen e dytë të merkatos së dimrit. Ky është Filipo Terraçiano, i cili vjen nga Verona për një shumë afër 4.5 milionë euro plus bonuse.

I lindur në vitin 2003, 20-vjeçari bëri 18 paraqitje për ‘Hellas’ në këtë pjesë të parë të sezonit duke mbuluar role të ndryshme: mbrojtës në të dyja krahët me aftësinë për të luajtur gjithmonë anash, madje edhe në pozicione më të avancuara.

Pa harruar se mund të përdoret edhe si qendërmbrojtës. Dyshja Furlani-Monkada mundi konkurrencën e Fiorentinës duke bërë të Milanit të riun e Veronës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!