Pioli në prag ‘pensioni’, Konte dhe tre të tjerë gati…

Kur erdhi te Milan në 2019-ën, Stefano Pioli u “akuzua” si fans i thekur i Interit. Me kalimin e kohës ai rrembeu skenën duke bërë hapa madhorë te kuqezinjtë.

Sidoqoftë rrugëtimi i Stefano Piolit në stolin e Milanit duket se do të përfundojë në fund të këtij sezoni. Nëse nuk ka ndonjë ndryshim plani, klubi do të zëvendësojë trajnerin e kuqezinjve pas përfundimit të këtij kampionati.

Nga ana e tij, Pioli synon t’i japë fund përvojës së tij të kuqezinjve në mënyrën më të mirë të mundshme – më e gjata e karrierës së tij në stol.

Trajneri pritet të mbyllë kampionatin në top 4-shen(zona Champions) ndoshta me një trofe të fituar mes Europa League dhe Kupës së Italisë.

Ndërkohë, klubi po mendon për të ardhmen: sipas Tuttosport, profilet e teknikëve si Konte, Mota, Italiano dhe Farioli po vlerësohen te Milani.

Aktualisht Milan gjëndët në vend të tretë të Serie A (18 javë).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!