Dele Ali humb ndjenjat, tronditet Mikonos…
● E dashura e tij, modelja Rubi Mae kërkoi ndihmën e punonjësve të sigurisë për ta çuar futbollistin përsëri në hotel
Dele Ali frikson plazhin e Mikonos në Greqi. Mesfushori i Totenham, i cili po kalon pushimet nën shoqërinë e së dashurës së tij Rubi Mae, humbi ndjenjat dhe i ra të fikët në plazhin e Mikonosit.
Midis lojërave të nxehta, volejbollit në rërë, rënies së presionit të gjakut dhe pijeve pak të shumta, anglezi 23-vjeçar u rrëzua në plazh, duke e detyruar partneren e tij të thërriste dy burra të sigurisë, për ta çuar atë deri te makina dhe për ta kthyer më pas në hotel.