Derbi, holandezi Koku në vend të Lampard…

Gjërat nuk kanë vonuar, pasi masat ishin marrë me kohë. Dje, Frank Lampard është zyrtarizuar si trajneri i Çelsit, ndërsa sot klubi i Derbit Kauntit, menjëherë prezanton zëvendësin e tij. Ai është Filip Koku, një emër i njohur në futbollin holandez.

Trajneri 48-vjeçar, i cili në të shkuarën ka drejtuar PSV Eindhoven dhe është ulur në pankinën e “tulipanëve” si ndihmës, nuk ka pritur për ceremoni.

Ai menjeherë ka marrë rrugën drejt Floridas, ku ndodhet Derbi. Koku bëhet edhe trajneri i parë i huaj që drejton skuadrën angleze në historinë e tij mbi shekullore. Tekniku holandez ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin e Derbit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!