Vora dhe AF Elbasani zyrtarisht në të Parën, presin finalen
Me fitoren e djeshme të Vorës ndaj Murlanit 2-0 dhe sot të AF Elbasanit ndaj Tepelenës 6-0 u dhanë verdiktet finale të biletave që ngjitën menjëherë në Kategori të Parë.
Me skuadra të tjera në të dy Grupet A dhe B në përpjekje për t’u ngjitur përmes play-off-ve, Kategoria e Dytë, do të luajë edhe finalen ndërmjet fitueses së Grupit A, Vorës dhe atij B, AF Elbasanit.
E gjitha është parashikuar të zhvillohet në tempullin e futbolit shqiptar “Air Albania Stadium” më 11 maj ora 18:00. /Sportiim.al/