Fuçia: Disiplina gaboi në dënimin tim

U dënua nga Disiplina, reagon zyrtari i Valbonës.

Denohet me 4 ndeshje pezullim Gazmend Fuçia, ndërsa delegati pretendon se është ofenduar pikërisht nga zyrtari i Valbonës. Në ndeshjen e zhvilluar në Kuçovë ndërmjet Naftëtarit dhe ekipit të Valbonës, për delegatin e ndeshjes nuk ka rezultuar e qetë.

Delegati Hala ka relatuar se zyrtari i Valbonës Gazmend Fuçia, i cili ndodhej jashtë rrethimit të stadiumit, ka shfaqur sjellje antispostive. E thënë ndryshe zyrtari ka ngatërruar dy tifozë miq të Valbonës me zyrtarin e ekipit mik.

Sipas Fuçisë ky është penalizim i padrejtë, zyrtari duhej të ndiqte rrjedhën e ndeshjes, gjë që situatën e ndërlikoj në disa raste.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën në Kuçovë është fituar nga Valbona ndërsa tifozët e pranishëm, janë irrituar disa herë me disa ndërhyerje të delegatit. Në fund zyrtari i FSHF-së , është shoqëruar nga policia vendase deri në dalje të Kuçovës.

Ndërkaq në vendimet e datës 13 mars 2023 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së, te pika 10, shkruan: “Zyrtari i Valbona FK, Gazmend Fuçia, për protestë ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bashkim të nenit 32 dhe 48/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti”. /Ahmet Zani/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!