Shuhet legjenda Xhanluka Viali
Viali ka luajtur edhe në ‘Qemal Stafa’ me Shpresat e Italisë ndaj homologëve shqiptar
Një lajm i rëndë për botën e futbollit vjen nga Italia. Në moshën 58 vjeçare është ndarë nga jeta njëri nga ish futbollistët më të njohur në Itali e botë Xhanluka Viali.
Fituesi i Ligës së Kampionëve me Juventusin, u diagnostikua me tumor në pankreas para 5 viteve dhe së fundmi gjendja e tij u përkeqësua teksa kurohej në Londër.
Ai u bë një legjendë e Sampdorias dhe më pas u transferua te Juventusi ku fitoi Championsin dhe në vitin 1996 kaloi te Çelsi në Angli.
Në vitin 1999 Viali u bë trajner i Çelsit dhe pas dy vitesh kaloi te Uatford.
Ndërkaq reagimet e para nga të gjitha klubet italiane por dhe ato angleze e gjithë bota kanë vërshuar me mesazhe ngushëllimi.
Kështu në pak ditë pas ndarjes nga jeta të Pele, vjen lajmi i trishtë nga Italia.