Bekam rikthehet në Angli, Martinez i afrohet Portugalisë

-Spanjolli Roberto Martinez, ish-trajneri belg, mund të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares portugeze.

-Londra dhe Xhenova dy qytetet ku legjenda italiane ka dhënë shumë kanë nisur që sot përgatitjet për të përcjellë me mënyra të ndryshme Vialin e ndarë nga jeta sot.

-Kthehet në ligën angleze (ai u rrit në ekipin e të rinjve të Arsenalit) Romeo Bekam, djali i dytë i Davidit. I lindur në vitin 2002, ai u largua nga Inter Miami, pronar i së cilës është babai i tij, për t’iu bashkuar ekipit B të Brentfordit në formë huazimi deri në fund të sezonit.

-Jan Zomer duket punë e kryer te Bajern Mynih. Drejtori i kampionëve të Gjermanisë Hasan Salihamixhiç, ka konfirmuar se janë në bisedime me Gladbah për ta dërguar në Mynih portierin zvicerian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!