Nigeria, goli vjen nga stoli…
Kupa e Afrikës, Gr. B: Nigeri-Burundi 1-0 (Igalo 77′)
Vuajtje pa fund për Nigerinë në takimin e luajtur pak minuta më përpara në “Alexandria Stadium”, në Egjipt. Odion Igalo 13 minuta nga fundi kaloi përpara nigerianët që kurrësesi, nuk e kishin menduar të tillë sfidën me Burundin.
Gjithsesi, në këtë grup ku bejnë pjesë Madagaskari e Guinea, tri pkët e fituara, i japin kryesimin Nigerisë në grupin B të Kupës së Afrikës.
Igalo autori i golit, kishte vetëm 4 minuta që ishte hedhur në fushë, por me golin e shënuar portierit Xhonatan Naimana, në një duel pas pasit të Ola Aina, u kthye në hero të formacionit nigerian. (video)