Uganda, fitore e pastër, merr kreun…

Kupa e Afrikës Gr: A. DR Kongo-Uganda 0-2 (Kadu 14′, Oki 48′)

 Kupa e Afrikës e cila nisi mbrëmë me atë koerografi spektakolare dhe fitoren minimale të Egjiptit, ofron takimin e radhës. DR Kongo u mund në mënyrë surprizë nga Uganda në takimin e dytë të grupit A të luajtur sot në Kajro.

Patrik Kadu në të 14–ën dhe Emanuel Oki me fillimin e pjesës së dytë (48’), i dhanë tri pikët e para skuadrës ugandeze e cila pas triumfit të Egjiptit mbrëme 1-0 ndaj Zimbabve, merr kreun e grupit A. Loja përgjithësisht ka qënë e ndezur me Ugandën që nis mbarë.

Goli i shpejtë i tyre, ka parë reagimin e Kongos, por Mantampi, Pope, Messhiak , Bolingi dhe të tjerë lojtarë të tyre, nuk arritën të barazonin. Starti i së dytës, i sjell sërish fat Ugandës që realizon golin e sigurisë me Oki.(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!