Broja, goli spektakolar me Çelsin
Sulmuesi kuqezi Armando Broja, shënon golin e parë sezonal me Çelsin në Premier League
Armando Broja ka gjetur golin e parë në Premier League me skuadrën e Çelsit. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e tretë dhe të fundit në fitoren e sotme ndaj Uolves me rezultain 3-0.
Broja e nisi nga stoli dhe u aktivizua në vend të Maunt në minutën e 72′-të teksa arriti të shënonte në fund të kohës së rregullt (69′).
Me një lëvizje të bukur në zonë dhe me finalizimin e duhur, 21-vjeçari tundi për të tretën herë rrjetën e Uolves duke realizuar për të parën herë me fanellën e bluve të Londrës./S.Gjidiaj/
🇦🇱🏴 | ⚽ BROJA!
— Albanian Football (@AlbaniaFooty) October 8, 2022
Finalmente ha segnato Broja, questo è il suo primo gol con il Chelsea.pic.twitter.com/KnpzLzlNg4