Konte, gati kontrata faranoike me ‘Spurs’

Çmenduri me para për të mbajtur Antonio Konten në Londër.

Sipas raportimeve të ‘Football Insider’, Totenhem kërkon të mbyllë me trajnerin italian me një superkontratë me vlerë 20 milionë paund në sezon (pak më shumë se 22 milionë euro) për të cilën po punon që ta zyrtarizojë marrëveshjen e re para afatit kalimtar të dimrit.

Në fakt ky edicion duke se ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për ‘Spurs’ pasi Totenhem pas 9 javëve renditet në vend të tretë me 20 pikë, tri më pak se Siti.

Dje skuadra e Kontes fitoi 0-1 me Brajton duke marrë një bonus ekstra te drejtuesit. Ata e shikojnë italianin si njeriun e duhur për vijimësinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!