Kupa/ Turi i parë, Vllaznia nis nga Vlora
Edicioni i 71-të i Kupës së Shqipërisë pasi nisi dje turin e parë me Besëlidhja-Apolonia 0-1, sot dhe të mërkurën do të zhvillojë takimet e vajtjes në grupe.
Mbajtësit e trofeut, Vllaznia, udhëton drejt Vlorës për të rigjetur Flamurtarin ndërsa në programin e ditës janë dhe shumë përballje të tjera.
Kështu, Kastrioti-Vora luhet në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Pogradeci pret Bylis e për të vijuar me duelet e tjera; Besa- Korabi, Devolli- Laçi, Labëria- Kukësi, Luzi 2008- Teuta, Maliqi- Skënderbeu dhe Turbina- Erzeni.
Ndërkaq disa ndeshje do të zhvillohen në anekse apo fusha neutro. Grafika poshtë paraqet gjithë kalendarin e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. E veçanta, të gjitha zhvillohen me start orën 15:00. /Sportiim.al/