Apolonia fiton në Kupë, Lushnja ngec në kampionat

Kupa e Shqipërisë, edicioni i 71-të nisi sot me turin e parë. I vetmi takim i ditës ishte ai i zhvilluar në Lezhë teksa Besëlidhja priti Apoloninë e Fierit në të vajtjes.

Ky takim për Grupin B, u vendos nga goli i minutës së 67′-të teksa skuadra myzeqare realizoi me Antoni. 8-të takimet e nesërme dhe 6 të ditës së mërkurë do të plotësojnë kuadrin e plotë të sfidave të para të Kupës së Shqipërisë.

Ndërkohë po në orën 15:00 u luajt ndeshja e prapambetur e javës së parë në Kategori të Parë. Në “Roza Haxhiu”, Lushnja- Burreli u mbyll në shifrat e barabartë 1-1. Matjanët kaluan të parët në avantazh në minutën e 12′-të por pësuan golin e barazimit në minutën e 90+12′. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!