Erzeni afron Asanin
Xhelil Asani është lojtari më i ri i skuadrës së Erzenit. Mbrojtësi anësor rikthehet të luajë pas 6 vitesh në “Abissnet Superiore”
26-vjeçari nga Maqedonia e Veriut vjen në Shqipëri pas eksperiencave në Maltë, Bjellorusi, Maqedoni e Veriut, Rusi, Amerikë, Uzbekistan dhe Bosnje-Hercegovinë.
Asani ka qenë pjesë e Bylisit në 2015, ndërsa më pas ka veshur edhe fanellën e Metalurg, Shkëndijës, Pitsburg, Torpedo Zhodino, Kabarovsk e të tjerë.
Sezonin e fundit e mbylli në Serbi me Rudar Prijedor për t’u bashkuar me Erzenin në kampionatin shqiptar aty ku pritet të jetë një vlerë e shtuar për prapavijën e shijakasve.