Teuta, dy afrime, Albion Marku…

Teuta ka bërë zyrtare ditën e sotme dy goditjet e radhës në merkato. Në formë huazimi, ekipi durrsak ka afruar Albion Markun dhe Devid Fejzullaun pas arritjes së marrëveshjes me Dinamon.

Mbrojtësi 21-vjeçar ka qenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në të shkuarën, teksa kroatët e huazuan te Laçi dhe Partizani. Albion Marku u përfol dhe për një rikthim te Partizani por ishte Teuta ajo që arriti të fitonte shërbimet e mbrojtësit të krahut.

Ndërsa 19-vjeçari Fejzulla luan si mesfushor dhe sezonin e shkuar u aktivizua te Dinamo. Ai ka luajtur më parë edhe për moshat e Olimpiakos, Boavistës dhe Sabadelit në Spanjë.

Dy lojtarët kanë nisur që sot stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës para sfidës me Erzenin në fundjavë. Si Marku, ashtu edhe Fejzulla do të qëndrojnë në Durrës deri në fund të këtij sezoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!