Asambleja mblidhet në FSHF, Silvinjo sot dita e listës ‘Gjermani 2024’

Ditë e ngjeshur në Federatën Shqiptare të Futbollit. Sot protagonizmi mbetet te Shtëpia e Futbollit në Tiranë ku pas pak (10:00), dita nis me angazhime institucionale.

Fillimisht në orën 10:00 do të mblidhet Asambleja e Pergjithshme e Zakonshme e FSHF ndërsa në orën 16:00, trajneri kuqezi Silvinjo do të shpallë listën e tij me emrat e futbollistëve që do të grumbullohen për Euro 2024 në fazë finale.

Përpos listës tekniku brazilian tashmë me pasaportë shqiptare do të mbajë edhe konferencën e parë të fushatës ‘Gjermani 2024’ (14 qershor-14 korrik).

Pasi të grumbullohen fillimisht në kryeqytet, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Austrisë më 29 maj për fazën e parë përgatitore teksa kanë në plan dy miqësore në Halads (Hungari) me Litenshtejn (3 qershor) dhe Azerbajxhan (7 qershor).

Më pas udhëtimi drejt Dortmundit në kampingun residencial për të bërë gati duelet në Grupin B me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!