Hainer: Rangnik për pak ditë te Bajern

Pati shansin të dyzonte mendimet e krerëve të Bajernit mirpo përballë Realit në të vajtjes së Ligës së Kampionëve (gjysmëfinale) Tomas Tuhel me Bajernin e tij ngeci te barazimi 2-2. Edhe pse prej javësh Bordi e ka vendosur largimin e 50 vjeçarit nga stoli…

Dhe Ralf Rangnik (65 vjeç) trajneri aktual i kombëtres së Austrisë është gjithnjë e më pranë stolit të Bajernit të sezonit 2024/2025. Këtë e konfirmoi dje Herbert Hainer, presidenti i bavarezëve, i cili pranoi se kishte nisur negociatat me trajnerin për të pasuar Tomas Tuhel:

“Po diskutojmë me Ralfin”, tha Hainer për Sky Sport DE. “Duhet të presim edhe disa ditë. Ai ka një njohuri të shkëlqyer të filozofisë së futbollit. Ai ka një aftësi të madhe për të rritur lojtarët dhe ekipet. Gjithçka që dëgjoj nga kombëtarja austriake është shumë, shumë pozitive dhe ndër të tjera te ne ka lojtarë që punojnë dhe kanë punuar me të”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!