Kukësi dhe Egnatia në finale të Kupës së Shqipërisë

Tirana-Kukësi 1-0 (0-2) A. Deliu 17′

Tirana humb finalen e Kupës së Shqipërisë. Këtë mbrëmje në “Air Albania”, bardheblutë para misionit për të përmbysur humbjen në të vajtjes 2-0 i’u perveshen një punë të madhe pikërisht ndaj verilindorëve që i kanë dhënë fund Superiores (një pikë nga Laçi në katër takime zyrtarizon rrëzimin e Kukësit).

Në fushë është Tirana që dominon teksa në 17′ Ardit Deliu shënon golin e bardhebluve. Epërsia e skuadrës së Fagut vijon në mënyrë persistente dhe Patrik Robson ‘qeth shtyllën në të 26’. Me shumë mundësi për të dyfishuar, Tirana pëson një gol në shtesë të fraksionit të parë nga Lamçe por teknologjia e anuloi.

E dyta nis më e ndezur dhe meritë ka dhe Kukësi teksa sheh më shumë përpara. Madje në të 74′ Salami me një goditje të kalibruar e përplas topin në traversë. Këmbëngulja e Tiranës vijon për të gjetur një tjetër traversë. Dhe sërish është braziliani Patrik por gol nuk ka.

Kësisoji, bardheblutë eleminohen nga Kupa ndërsa tani duhet të bëjë llogaritë për të mbajtur zonën ‘Final 4’. Kjo duket se kalon paraprakisht nga derbi i së dielës me Partizanin…

Vllaznia- Egnatia 1-1 (0-1) (29′ Alivoda / 103′ Montenegro)

Ndeshje e mbushur me emocione në Shkodër aty ku u diskutua finalistja e dytë e edicionit 2023/2024. Një gol i shënuar nga Alivoda në të 29′ mbajti gjallë shpresat e kuqebluve për të shkuar në finale.

Megjithatë në fund të 90′-ve pas shifrave të barabarta në dy takimet e gjitha shkoi në shtesë. Me Aleksin e ndëshkuar me të kuqe në të 103′ Montenegro realizon për miqtë duke barazuar në 1-1.

Kështu Egnatia për të dytin edicion radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë. Në fakt ekipi nga Rrogozhina qëndron fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë me suksesin e parë historik përgjatë sezonit 2022/2023. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!