Laçi pret Egnatian, në mbrëmje derbi Partizani- Dinamo, Teuta në kërkim të…

Do të mbyllet sot akti i 32 Abissnet Superiore. Me fillim orën 15:00 nis Laçi- Egnatia në duelin e fundit sezonal mes tyre. Kurbinasit janë ende në kërkim të pikëve matematikore për shpëtim ndërsa miqtë të qetë në krye të renditjes së këtij edicioni. Te bardhezinjtë e Cungut morali mbetet lart pasi Laçi fitoi dy transfertat e radhësme teutën dhe Vllazninë ndërsa kontigjenti është i plotë

Miqtë arritën një fitore të madhe me Partizanin por sot ka probleme në organikë. Sherri dhe Spahiu janë të pezulluar nga Disiplina por për Tetovën do të mungojnë edhe Xhemajli dhe Gjata. Dy lojtarët provuan dje , megjithatë vendimi i fundit është marrë dhe ata janë jashtë.

Sakaq në orën 18:00 supersfida Partizani- Dinamo Siti. Të kuqtë pritet të jenë skuadra që do të insistojë për të mposhtur blutë e mehmetit në një moment mjaft të mirë sezonal. Për Shehin problemi i vetëm mebetet hadroji ndërsa ka dilema për vijën e parë të sulmit. Te Dinamo vetëm Tusha shihet jashtë ndërsa të tjerët janë gati.

Mjaft delikate ndeshja e ‘Niko Dovana’ me Teutën e cila kërkon me insistim të dalë nga zona e rrezikut. Martini përballë Vllaznisë ka të gjithë lojtarët gati me Gjinollarin si i vetmi futbollist që nuk listohet për sot. Në kahun tjetër Vllaznia e stepur së fundi nga rezultatet jo të mira udhëton drejt Durrësit totalisht e plotë.

Java e 32-të, Abissnet Superiore:

Sot:

15:00

Laçi-Egnatia

18:00

Teuta-Vllaznia

Partizani- Dinamo Siti (në ‘Kompleksin Partizani’)

Luajtur të premten

Erzeni Tirana 0-2

Kukësi- Skënderbeu 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!