Të premten/ Erzeni ndaj Tiranës, Kukësin vetëm fitorja e mban…

Nuk ka kohë për ‘frymëmarrje’. Abissnet Superiore do të rikthehet të luajë javën e 32-të këtë të premte. Në fakt, në këtë ditë, sipas Departamentit të Garave në FSHF, janë parashikuar dy takime pasi një ditë më vonë, zhvillohen tre duelet e tjera.

Erzeni- Tirana starton të premten në orën 15:00, me shijakasit në shansin e radhës për të kërkuar qëndrimin në Superiore. Për Tiranën, alternativa e vetme për të listuar vetën te Final 4, është fitorja.

Një tjetër finale mbijetese zhvillohet po në 15:00 në ‘Kukës Arena’. Kukësi- Skënderbeu (dikur duelonin për trofe), këtë fundjavë me llogari ekstreme. Për verilindorët dështimi ndaj korçarëve do të “zyrtarizonte” të rrëzuarën e parë sezonale. /Sportiim.al/

E premte:

Erzeni-Tirana 15:00 (në Rrogozhinë)

Kukësi-Skënderbeu 15:00 

E shtunë:

Laçi-Egnatia 15:00 

Teuta-Vllaznia 18:00 

Partizani-Dinamo Siti 18:00  (në ‘Air Albania’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!