Superiorja sot me dy duele, në Kukës kthehen tifozët

Tirana do të jetë me statusin e udhëtueses sot në 15:00 teksa përballet me Erzenin e Shijakut në ‘Elbasan Arena’ duke i hapur udhë javës së 32-të Abissnet Superiore. Sikundër dhe Kukësi teksa sot takohet po në 15:00 me Skënderbeun e Korçës.
Te dueli i Elbasanit, bardheblutë kërkojnë tri pikët e bashkimit me vendin e katërt që mbahet nga Dinamo ose ndryshe për të mbajtur gjallë shpresat për të kapur në fund të edicionit zonën Final 4.
Përballë gjëndët Erzeni i cili po vuan prej javësh në zonën e rrezikut. Paçka se në tri përballjet direkte ka marrë 2 fitore dhe një barazim, sot shijakasit pritet ta kenë shumë të vështirë. Pas këtij ballafaqimk përfundimisht do të kuptojnë pozitën e re të tyre në tabelë.
Ndërkohë në ‘Kukës Arena’ vendasit e Devollit me shanse të pakta për qëndrim do të luajnë vetëm për tri pikë. Në shkallë pritet të jenë në mbështetje tifoët që më së fundi rikthehen (pas shlyrjes së dënimit 4 javor nga Disiplina).
Ajo që mbetet evidente, lidhet me objektivin në rritje të korçarëve pasi humbja e fundit me Teutën u’a ka prishur llogaritë.
Java e 32-të, Abissnet Superiore:
15:00
Erzeni- Tirana (në Elbasan)
Kukësi-Skënderbeu
Të shtunën:
15:00
Laçi-Egnatia
18:00
Teuta-Vllaznia
Partizani- Dinamo Siti (në ‘Kompleksin Partizani’)