Egnatia thyen Partizanin, Dinamo fundos Erzenin

Egnatia- Partizani 2-1 (Montenegro 14′, 30′/ Skuka 80′)

Dinamo Siti- Erzeni 2-0 (Denison 19′, Kaçorri 72′)

Egnatia tregon supermacinë e saj në lojë e shifra ndaj një rivali direkt si Partizani këtë pasdite duke e dominuar në fushë e shënuar dy gola në pjesën e parë. Ishin dy aksione të ndërtuara në mënyrë të qartë dhe me finalizimin e të njëjtit autor Montenegron në minutat 14′ dhe 30′. ,

Një gol i Skukës në minutën e 80 mbajti gjallë shpresat e Partitanit për të mos dalë pa pikë nga Rrogozhina por në fund shifrat u ndalen te rezultati teknik 2-1.

Ndërkohë në sfidën e fundit të javës së 31-të luajtur në ‘Air Albania’, Dinamo mposhti Erzenin 2-0. Ndonëse miqtë ishin më kërkues, në rastin e parë të vërtetetë skuadra dinamovite kaloi përpara pas golit të liderit të saj Denison.

Në fraksionin e dytë shijakasit provuan me të gjitha mënyrat por paraqitja e portierit Sali dhe mbrojtjes së formacinoit të Mehmetit nuk u thyen kurrë. Blutë realizuan edhe golin e sigurisë teksa në fushë skuadrat po luanin minutën e 72-të.

Sakaq zhvillimet e kësaj jave duket se kanë larguar shumë nga pretendimet për qëndrim për dy skuadrat e fundit Kukësin dhe Erzenin. E ‘ngatërruar’ edhe lufta sportive për zonën ‘Final 4’ teksa veç Egnatias dhe deri diku Vllaznisë, dy vendet e tjera janë dukshëm të kërcënuara nga disa skuadra./ Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 31-të Abissnet Superiore:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!