Çelsi me ‘Kol Palmer 3’, në Serie A zotërojnë…barazimet

Tre gola nga ish futbollisti i Sitit për një Çelësi dominuas në ‘Stamford Bridge’. Ndaj Everton rezultati tenistik 6-0.

Dueli i mbrëmjes në Premier League Çelsi- Everton (java e 33-të) e vetmja sfidë e ditës së sotme në kampionatin elitar anglez prodhoi një rezultat të pazakontë për vendasit e Poçetinos.

Së paku që pas largimit të drejtuesëve të vjetër. Ndaj Evertonit, ekipi londinez, shpërtheu me 6 gola duke ngritur në maksimum adrenalinën te kampi blu. Tre nga 6 golat, u shënuan nga talenti i madh anglez Kol Palmer.

Në Serie A dy takimet Fiorentina-Xhenova dhe Atalanta- Verona dhanë (për xhiron e 32-të) dy barazime me gola, respektivisht 1-1 dhe 2-2.

Për javën e 31-të në La Liga, në duelin Osasuna- Valencia tri pikët i shkuan ekipit udhëtues teksa Valencia fitoi 0-1./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!