Klasikja në La Liga, Europa luan e…gjitha

Një e dielë e mbushur me emocione në ligat kryesore të Europës që do të kulmojë në mbrëmje me klasiken spanjolle Real Madrid – Barcelona.

Premier League vjen me katër përballje ku në 17:30 Fullhami i Brojës pret Liverpulin që synon fitoren e cila mund ta katapultojë përkohësisht në krye. Dueli i mbijetesës mes Everton dhe Notingham do të zhvillohet në 14:30.

Në “Santiago Bernabeu” pritet spektakël prej orës 21:00 me dy skuadrat e kreut që do të rivalizojnë me të vetmin qëllim, fitoren. Në rast se katalanasit marrin një rezultat pozitiv, gara për vendin e parë do të bëhej mjaft interesante.

Në Serie A hap Sasuolo – Leçe në 12:30 teksa mbyll Atalanta përballë Monzës në transfertë. Borusia Dortmund përballet me kreun në Gjermani dhe në Francë vëmendja shkon për PSG – Lion.

Premier League:
Everton – Notingham Forest 14:30
Aston Vila – Burnemuth 16:00
Kristal Palasë – Uest Hem 16:00
Fullham – Liverpul 17:30

La Liga:
Getafe – Real Sociedad 14:00
Almeria – Vijareal 16:15
Deportivo Alavesh – Atletiko Madrid 18:30
Real Madrid – Barcelona 21:00

Serie A:
Sasuolo – Leçe 12:30
Torino – Frosinone 15:00
Salernitana – Fiorentina 18:00
Monza – Atalanta 20:45

Bundesliga:
Verder Bremen – Shtutgart 15:30
Borusia Dortmund – Bajer Leverkusen 17:30
Frajburg – Mainz 19:30

Ligue 1:
Le Havre – Metz 15:00
Lilë – Strasburg 15:00
Reims – Montpelje 15:00
Brest – Monako 17:05
Tuluzë – Marsejë19:00
PSG – Lion 21:00 /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!