Çelsi gjën Evertonin e etur për pikë, Atalanta dueli me ‘Hellas’

Pas dështimëve të mëdha të dielën Liverpul-Kristal Palasë 0-1 dhe Arsenal- Aston Vila 0-2, mançester Siti ka kapërcyer i vetëm në kampionatin anglez. Sidoqoftë luhet sërish dhe dueli i mbrëmjes parashikohet mjaft i luftuar. Çelsi- Everton java e 33-të e Premier League është e vetmja sfidë e ditës së sotme në kampionatin elitar anglez.

Në fushë edhe Serie A me dy takimet Fiorentina-Xhenova (18:30) dhe Atalanta- Verona (20:45) për xhiron e 32-të. Te dieli në Firence të dyja skuadrat kërkojnë ti afrohen zonës europiane ndërsa te ndeshja e mbrëmjes Atalanta ka punë me Veronën.

Për javën e 31-të në La Liga, vjen dueli Osasuna- Valencia (21:00). Edhe në këtë përballje në mes duket ‘Europa’ pasi si baskët ashtu dhe miqtë janë pranë kësaj zone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!