Bajern Mynih gati të kthejë Nagelsman, trajneri i ‘Pancerave’ heziton

Julian Nagelsman, ish-trajneri i Bajern Mynih dhe trajneri aktual i kombëtares gjermane, mund të kthehet në Bavari. Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport Deutschland, hipoteza se ai mund të ulet sërish në stolin që mbahet nga Tuhel po bëhet gjithnjë e më konkrete.

Duket se palët po diskutojnë për kontratën, kohëzgjatja e së cilës do të jetë tre ose katër vite. Megjithatë, Nagelsman ende nuk e ka dhënë dritën jeshile, po reflekton, por nuk e ka pranuar propozimin.

Pas refuzimit të Çabi Alonsos, i cili do të qëndrojë te Bayer Leverkusen, klubi me të cilin fitoi Bundesligën këtë sezon, bavarezët kanë intensifikuar kontaktet me Nagelsman.

Në fakt drejtuesit e Bajernit kanë në konsideratë edhe kandidaturat e Roberto De Zerbit të Brajton dhe Unai Emeri të Aston Vilës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!