Agjenti/ Nagelsman te Bajern? Përgjigja brenda javës…

Thomas Tuhel fitoi dje kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Bayern Mynih, ndërsa në turin e radhës do të përballet me Real Madrid. Ai u bë gjermani i parë që arriti këtë moment historik me tre skuadra të ndryshme (PSG, Çelsi dhe Bajern) dhe në dy rastet e mëparshme ai arriti gjithmonë në finale.

Numrat në Europë janë në anën e tij, por dështimi në kampionat – tashmë i fituar nga Bayer Leverkusen – i bëri drejtuesit bavarezë të merrnin një vendim të vështirë: pak javë më parë u njoftua se Tuhel do të largohej nga Bajerni në fund të sezonit.

Kush do të jetë trajneri i ri? Për një klub që planifikon shumë përpara, duket e pazakontë që të mos ketë marrë ende një vendim paraprak, por Bajern pret një përgjigje nga Julian Nagelsman, tani në krye të Gjermanisë.

Nagelsman u zëvendësua një vit më parë nga Tuhel, por kjo nuk përbën pengesë për rikthimin e tij: “Të gjithë po më pyesin tani nëse Nagelsman do të kthehet në Bajern. Do të jetë një vendim që ai do të marrë në ditët e ardhshme, shumë shpejt.

Le të themi në pesë apo shtatë ditët e ardhshme Do të ishte e pakuptimtë të thuhet se nuk po flasim për këtë me palët e interesuara,” tha agjenti Volker Struth në një podcast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!