Kampion për herë të parë në histori, Leverkusen thyen hegjemoninë e Bajernit…

sportiim2

Bayer Leverkusen është kampion i Gjermanisë për herë të parë në historinë e tij 120-vjeçare. Skuadra e Çabi Alonso-s ndërpret dominimin e Bajern Mynihut i cili kishte fituar në 11 kampionatet e fundit duke fituar për herë të parë një Meisterschale totalisht të merituar.

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka me shokë, janë ende të pamposhtur këtë sezon dhe kanë shansin për të fituar një hat-trick historik, duke triumfuar gjithashtu në DFB-Pokal dhe Europa League.

Festa arrin në fundin e një ndeshjeje spektakolare: Verder Bremen u mposht 5-0 (hat-trick nga Florian Virtz, xhevahiri i ekipit vendas), me BayArena që shpërthen: epërsia ndaj Bajernit me 5 javë nga fundi është e paarritëshme.

Në kabinetin e trofeve të Bayer-it kishte vetëm dy tituj: Kupa UEFA në 1988 dhe Kupa e Gjermanisë në 1993. Tani, më në fund, ka ardhur titulli ishumëpritur.

Kampionët e Bundesligës nga viti 1990 e deri më sot 1990-91 Kaiserslautern 1991-92 Shtutgart 1992-93 Werder Bremen 1993-94 Bayern Munich 1994-95 Borussia Dortmund 1995-96 Borussia Dortmund 1996-97 Bayern Munich 1997-98 Kaiserslautern 1998-99 Bayern Munich 1999-2000 Bayern Munich 2000-01 Bayern Munich 2001-02 Borussia Dortmund 2002-03 Bayern Munich 2003-04 Werder Bremen 2004-05 Bayern Munich 2005-06 Bayern Munich 2006-07 Shtutgart 2007-08 Bayern Munich 2008-09 Wolfsburg 2009-10 Bayern Munich 2010-11 Borussia Dortmund 2011-12 Borussia Dortmund 2012-13 Bayern Munich 2013-14 Bayern Munich 2014-15 Bayern Munich 2015-16 Bayern Munich 2016-17 Bayern Munich 2017-18 Bayern Munich 2018-19 Bayern Munich 2019-20 Bayern Munich 2020-21 Bayern Munich 2021-22 Bayern Munich 2022-23 Bayern Munich 2023-24 BAYER LEVERKUSEN

Your turn, Granit! 🍺

— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en)#Winnerkusen#DeutscherMeisterSVB#Xhakapic.twitter.com/LfJR2DJ1uRApril 14, 2024

?>