Leverkusën përgatitit titullin, Alonso: Tifozët të festojnë me zë të lartë

Me ‘Aspirinat’ në Bundesligë do të shpallet kampion edhe shqiptari Granit Xhaka.

Me 6-të javë nga fundi, Leverkusen i Çabi Alonsos përgatitet për festën e titullit kampion në Bundesligë. Nëse Bajerni dhe Shtutgarti nuk fitojnë sot, Leverkusen do të jetë kampion i Gjermanisë.

Para mediave spanjolli që bëri këtë skuadër aq të madhe në Bundesligë dhe Europë i pyetur për mundësinë e titullit që sot, spanjolli tha:

“Do të jetë një ditë e rëndësishme për ekipin e stërvitur nga respekti, sepse asgjë nuk merret si e mirëqenë.

E pamë në Dortmund sezonin e kaluar (humbi titullin kur nuk pritej;red). Fokusi ynë tani është vetëm te Verder Bremen. Jemi në një situatë të mirë dhe të dielën jemi plotësisht të fokusuar”.

Edhe një herë do të ketë një turmë të madhe në BayArena. Stadiumi në fakt do të jetë i mbushur me shumë tifozë, të gatshëm për të festuar pas bilbilit për fundin e ndeshjes:

“Gjëja më e rëndësishme është që tifozët të festojnë me zë të lartë. E meritojnë shumë. Por ne kemi ende disa ndeshje për të luajtur në këtë fushë, na duhet ende fusha”, mbylli duke buzëqeshur Çabi Alonso”.

Rekordmeni/ Ndeshjet e Leverkusen radhazi…grafikisht

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!