Fitoi Bundesligën, Alonso ‘mbytet’ me birrë

Çabi Alonso dhe skuadra e tij Bayer Leverkusen pas fitores së sotme me Verder Bremen 5-0, u shpallën kampion në Bundesligë për edicionin 2023/2024.

Në fund të ndeshjes festa ka rezultuar gjithë përfshirëse teksa vetë spanjolli ka festuar me skuadrën në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, por duke evituar dushin me birra që u rezervohet zakonisht fituesve.

Megjithatë strategu i ‘Aspirinave’ e ‘pëson ‘ më vonë pikërisht gjatë konferencës për shtyp. Futbollistët e ekzaltuar nga ky sukses i jashtëzakonshëm, hynë në sallë më gota të mëdha me birra, duke “larë” trajnerin e tyre fitues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!