Gjashtë javë nga fundi, Bohum emëron trajnerin ri

Pak më shumë se 24 orë pas shkarkimit të Tomas Letsh nga posti i trajnerit të Bohum-it, klubi gjerman ka njoftuar zëvendësimin e tij.

Ky është Heiko Butsher që do të kujdeset për skuadrën deri në fund të sezonit. “Ne e morëm këtë vendim – shpjegon përmes kanaleve zyrtare drejtori sportiv i klubit Patrik Fabian – me vetëdije të plotë. Heiko e pranoi menjëherë këtë sfidë”.

Humbja e fundit ndaj Këlnit, e pësuar në shtesë me dy gola në minutën e nëntëdhjetë, ishte fatale për Letsh por vështirësitë e javëve të fundit duke e afruar skuadrën me zonën e rrezikut, kanë trazuar situatën te klubi i Bundesligës gjermane./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!