Te Bajern bëhën gati për revolucion, largohen titullarët dhe…
Bajern Mynih është gati për një revolucion të vërtetë në verë. Siç raporton Bild, klubi legjendar gjerman do të ishte i gatshëm të merrej me largimin e shumicës së futbollistëve të tij kryesore që kanë kërkuar tashmë transferimin.
Ndër ata që do të lëviznin në një destinacion të ri do të ishin Davies, Goretzka, Sane, Gnabri, Koman, Upamekano, De Ligt dhe Mazraoui.
Ndërkaq trajneri Tomas Tuhel është gati të largohet nga bavarezët. para ndeshjes së ditës së martë (nesër) për Ligën e Kampionëve me Lacion trajneri tha:
“Nuk ka njeri më të motivuar se unë për të fituar nesër. Do të na duhet durim. Do të përpiqemi të luajmë më agresivisht. Do të duhet të luajmë me më shumë bindje, për të gjithë 90 minutat, siç bëmë në 10-15 minutat në Romë”, tha trajneri gjerman ndërsa sfidën e parë Bajerni e humbi 0-1 me Lacion./Foto X/ Sportiim.al/