‘Zvicër 2025’/ Shqipëria e vajzave thyhet nga Luksemburgu

Women/ Liga C, Grupi C5: Luksemburg- Shqipëri 2-1
Shqipëria e femrave në futboll, e nis keq aventurën e saj në fushatën kualifikuese për Kampionatin Europian “Zvicër 2025”. Skuadra kuqezi u mposht me përmbysje në transfertë nga Luksemburgu me rezultatin 2-1 në ‘Emile “Mayrisch”.
Edhe pse vajzat e teknikut Grima ishin më kërkuese teksa shënuan në minutën e 43-të me Luçije Gjinin, në të dytën, Luksemburgu barazoi shifrat në minutën e 68-të me Sharlote Shmit.
Në fund kur të gjithë prisnin sinjalin e ‘barazimit’ luksemburgaset realizuan edhe golin e dytë me Ami Tompson. Kjo ndeshje u gjykua nga austrikja Marina Zeshner.
Ndërkohë me datë 9 prill, Shqipëria e vajzave do të luajë takimin e dytë ndaj Estonisë në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja është planifikuar të luhet në ora 20:00, teksa tifozeria është e ftuar të ndjekë këtë takim falas. /Sportiim.al/