Tirana ndalet nga Laçi, Vllaznia me hap kampioni

Nga Sara Gjidiaj

Dy përballjet e fundit të javës së 25-të Abissnet Superiore u zhvilluan këtë të hënë me Vllazninë që kaloi me sukses një tjetër provë Europe dhe një barazim me aromë fitoreje për Laçin përballë Tiranës.

Mjaft interesant dueli mes bardhebluve dhe bardhezinjve në “Elbasan Arena” ku kryeqytetasit e nisën si inekzistentë, por me dhuratën e një kartoni të kuq dhënë ndaj Paulo Xhunior në të 19′-tën arritën të përfitonin. Ishte Regi Lushkja ai që ndëshkoi ish-skuadrën e tij duke lëshuar një top drejt e në portën e Dajsinanit.

Pavarësisht 2 goditjeve radhazi kurbinasit nuk u dorëzuan dhe zbehën çdo diferencë në fushë duke risjellë dhe baraspeshën në fraksionin e dytë të sfidës. Myrta i sapofutur në fushën e lojës nuk gaboi përballë rrjetës dhe me rrëmujën e krijuar i dha zemër të tijve për të kërkuar më shumë nga kjo përballje, të cilën edhe mund ta fitonin.

Sakaq, Dinamo- Vllaznia përfundoi me fitoren e kuqebluve që mposhtin një tjetër rival për Europën duke bërë një hap akoma dhe më të sigurt në katërshe. Vendosi goli i Alivodës në minutën e 28′-të dhe për t’u përmendur edhe një karton i kuq drejtuar Hoxhës në shtesë.

Renditjes i gëzohet Vllaznia që tashmë merr vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Tirana nuk është në pozita komode në lidhje me objektivin. Laçi nuk i ndahet barazimeve, por mbetet i pamposhtur në kuotën e 30 pikëve, teksa Dinamo renditet me pikë të barabarta me Tiranën.

Abissnet Superiore, Java 25:
Tirana – Laçi 1-1(Lushkja 54’/ Myrta 78′)
Dinamo – Vllaznia 0-1 (Alivoda 28′)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!