Roma fiton derbin ndaj Lacios, Broja merr ‘5’ minuta, Bajern përmbyset nga debutuesit

Në Angli u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 32-të. E nisi Siti teksa kaloi 2-4 Kristal Palasë. Më pas radha e përballjeve të tjera me të zakonshmen-surprizë. Luton përmbysi Buornemuth 2-1, Aston Vila evitoi në fund humbjen në Birmingam teksa barazoi 3-3 me Brentford.
I’a del Everton 1-0 ndaj Bërnlit duke u larguar nga zona e rrezikut, Fulhem u mund nga Njukasëll 0-1 me Armando Brojën të aktivizuar në minutën e 85′-të. Në mbërmje Arsenal mposhti Brajton në udhëtim 0-3.
Ndërkohë u luajt edhe superfida e Romës në ‘Olimpico’ për xhiron e 31-të të Serie A. Ishte skuadra vendase e De Rosit ajo që triumfoi 1-0 ndaj Lacios. Më herët Milan shpartalloi Leçen 3-0 ndërsa Empoli- Torino luajtur në orën 20:45 u mbyll 3-2.
Bundesliga në fushë për ndeshjet e javës së 28-të. Befason Bajern Mynih kur nga 0-2 në fushën e Heidenheim përmbyset në 3-2. Kjo i shkoi për shtat Leverkusenit kryesues, tani thuajse matematikisht kampion. “Aspirinat” fituan 0-1 në Berlin me Union Berlin.
Kalon Këln 2-1 me Bohum, Lajpcig shpartallon Frajburgun në transfertë 1-4, merr tri pikë edhe Mainz ndaj Darmshtad 4-0. Në mbrëmje Shtutgart fitoi në ‘Iduna Park’ me Dortmundin 0-1./Sportiim.al/