CONMEBOL/ Boka sfilitet në lartësinë mbi 4000 metra

Boka Xhuniors, skuadra e famëshme argjentinase, barazoi 0-0 me Nacional Potosì, një ndeshje e vlefshme për Grupin D të Kupës së Amerikës së Jugut, me miqtë që humbën një penallti me Dario Benedeton (topi u stampua në traversë).

Kjo është historia e asaj që ndodhi në fushë, por ajo që binte në sy ishte ajo që ndodhi jashtë fushës, me udhëtimin e jashtëzakonshëm të Boka-s për të arritur në stadium, i vendosur në mbi 4000 metra mbi nivelin e detit.

Në fakt, qyteti i Potosì në Bolivi, nuk ka një hotel komod për të pritur ekipin dhe stafin e Boka-s, ndaj skuadra e drejtuar nga Martinez duhej të ndalonte në Sucre, 158 kilometra larg impiantit ku ishte parashikuar të zhvillohej ndeshja. Udhëtimi ishte i rrallë pasi delegacioni argjentinas shkoi me fuoristrada të gjitha të pajisura me bombola oksigjeni brenda, në rast se një lojtar kishte probleme me frymëmarrjen e shkaktuar nga lartësia.

Një udhëtim mbi katër orë në një rrugë të konsideruar shumë të rrezikshme (flitet edhe për fise të rezikëshme që jetojnë në zonë). Me Bokën aktivizohet edhe 37 vjeçari Edminson Kavani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!