Superkupa e Brazilit i shkon Sao Paulos

Trofeu i parë i sezonit i ikën Palmeiras. Në ‘Belo Horizonte’ shifrat finalë të Palmerias- Sao Paulo ishin 0-0 ndërsa për të përcaktuar fituesin e Superkupës së Brazilit u goditen penalltitë.

Kështu Palmerias e teknikut Abel Ferreiras, humbet Superkupën e Brazilit
(përcaktuese ishin penalltitë dhe gabimet e Murilo dhe Pikuerez) ndërsa pas saj trajneri ka gjetur arsyet.

Këto janë fjalët e trajnerit portugez: “Natyrisht ne donim të fitonim. Megjithatë, kjo nuk është një garë, është një shpërblim për dy skuadrat që performuan mirë vitin e kaluar. CBF vendosi të luajë një ndeshje në fillim të vitit siç bëhet në Europë.

Nëse kemi arritur deri këtu, është sepse kemi bërë diçka në të kaluarën dhe e kemi merituar. Tifozët e njohën angazhimin tonë, vendosmërinë tonë. Gjatë 90 minutave ishim më mirë, patëm mundësitë më të mira, por ne nuk ishin efektivë në shënimin e golave.

Krijuam raste për të shënuar gola. Aspekti më vendimtar në futboll është efektiviteti. Nëse nuk shënoni, bëhet shumë më e vështirë. Ne duhet të përmirësojmë efikasitetin. Fatkeqësisht nuk e kishim këtë aftësi dhe kundërshtari doli më mirë në penallti”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!