Ukraina,Gjeorgjia dhe Polonia, biletat e fundit ‘Euro 2024’

U luajtën sot tri finalet play off (ardhur nga Liga e Kombëve) që sipas formulës së UEFA-s do të prodhonin tri biletat e fundit Euro 2024.

Ia doli Gjeorgjia e cila pasi kaloi Greqinë pas penalltive (4-2) shkon për herë të parë në një fazë finale të këtij kompeticioni.

Kalon Ukraina teksa e pa vetën poshtë një goli me Islandën në sfidën e luajtur në Poloni. Sikundër në gjysmëfinale, ukrainasit gjetën forcë për të përmbysur 2-1.

Kohë shtesë dhe penallti edhe në duelin e Kardifit aty ku Polonia mposhti me penallti vendasit e Uellsit (4-5).

Ndërkaq është plotësuar tabloja e plotë e grupeve të ‘Gjermani 2024’ eventi më i madh i UEFA-s finalet e të cilit nisin në 14 qershor dhe mbyllen me finalen e Berlinit më 14 korrik 2024.

Grafika:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!