UEFA zgjedh një arbitër shqiptar në ‘Euro 2024’

Për 51 ndeshjet në UEFA Euro 2024, Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka shpallur 18 gjyqtarë, ekipet e tyre ndihmëse të arbitrave dhe zyrtarët e ndeshjeve VAR si dhe zyrtarët mbështetës.

Në çdo ndeshje, ekipet e arbitrave do të përbëhen nga një arbitër, dy ndihmës gjyqtarë, një gjyqtar i katërt, një ndihmës arbitr rezervë në stadium dhe një ekip prej tre zyrtarësh të sistemit VAR.

Mes tyre do jetë edhe shqiptari me pasaportë zviceriane Bekim Zogaj. Prej vitesh Zogaj është një nga anësorët më me kontribute në futbollin e Zvicrës, shpesh dhe në ndeshjet e Champions League.

“Nder dhe privilegj përzgjedhja si asistent në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani”, ka shkruar Zogaj në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!