Rodrigo para Anglisë: E vështirë të bësh histori

Dy 23 vjeçarët e Real Madrid Vinicius dhe Rodrigo, sot në Londër (20:00) për përballjen miqësore Angli-Brazil. Flet Rodrigo.

Sulmuesi i Real Madridit dhe Kombëtares braziliane Rodrigo ka folur në ditën e sotëme për The Guardian lidhur për karrierën e tij:

“Koha kalon shpejt dhe ti je i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtën kohë sepse gjithçka do të përfundojë së shpejti. Duhet të jesh më i përqendruar dhe të punosh. Shumë e vështirë të bësh histori. Ka momente kur mendoj: ‘dreq, nuk jam më më i riu në ekip’.

Por mund të them se jam i lumtur që kam këtë përvojë. Edhe pse jam shumë i ri, ata tashmë më trajtojnë si një futbollist të pjekur dhe, me aq sa mundem, i ndihmoj të sapoardhurit.

Sot luaj për kombëtaren dhe klubet më të mëdha në botë. Nëse nuk dua që këto dy gjëra të krijojnë presion, diçka nuk do jetë në rregull. Nuk do të kishte asnjë mënyrë për të vazhduar nëse nuk mund të duroja. Nuk mund të kënaqem kurrë me humbjen. Ky është mentaliteti i Real Madridit dhe i kombëtares. Unë gjithmonë mendoj për të fituar. Kjo është ajo që kam në kokën time.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!