Testi i parë i vitit/ Shqipëri-Kili, “Tardini” vishet kuqezi

E konsideruar si sfidë e vërtetë, Shqipëri- Kili do të jetë miqësorja e madhe luksi për daljen e parë të kuqezinjëve në arenën ndërkombëtare të vitit 2024.

Në ‘Ennio Tardini’ të Parmës (Itali), me kapacitet thuajse si ai i ‘Air Albania Stadium’ (27.906 vende) këtë mbrëmje me start orën 20:45, Shqipëria e Silvinjos e mbështetur nga afro 15 000 fansa, do të matet me Kilin e trajnerit Rikardo Gareka (argjentinasi e ka debutim) për një tjetër sfidë plot emocione.

Kjo përballje, e para mes dy kombëtareve në histori, i është besuar të gjykohet italianit Luka Paireto. Në fakt ai nuk do të jetë i vetmi italian në “axhendë” pasi për të mësuar diçka më shumë rreth rivalit të ‘Axurrëve” në Euro 2024, pritet të ketë shumë skautë të Spaletit, specialistë, e drejtues të FIGC..

Shqipëria në fushë mund ta nisë me : Strakosha; Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi. Gjithësesi, Silvinjo gjithnjë befasues, do të konfigurojë skuadrën startuese vetëm pak minuta përpara se testi të nisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!