U21/Shqipëria ndaj Finlandës, dueli pa gola

Bushi largon në pjesën e dytë në momentin më të mirë kuqezi lojtarë kyç si Berisha, Kurtulan e Stiven Shpendi duke ulur rendimentin në fushë.

Shqipëria e moshave deri në 21 vjeç luajti sfidën e radhës ndaj Finlandës U21 në Air Albania për fushatën kualifikuese Sllovaki 2025, Grupi E.

Pjesa e parë nisi më mirë për miqtë teksa i’u afruan golit me Niklas Pihta. Regoi perfekt Simon Simoni me topin e devijuar në korrne.

Më pas reagimi kuqezi ndërsa Medon Berisha dhe Stiven Shpendi kërcënuan seriozisht kuadratin e Bergstrom. Gjithësesi pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në pjesën e dytë Shqipëria u pa më aktive duke krijuar supermaci e raste por askush nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë…/Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!