Shqipëria zhgënjen në miqësoren me Kilin

E konsideroi ndeshje zyrtare, Silvinjo dështon me zgjedhjet në sfidën e parë të vitit 2024

Miqësore:
Shqipëri – Kili 0-3(Vargas 20′, Bolados 84′, Davila 90’+2′)

Në prag të ‘Euro 2024’ kombëtarja shqiptare e futbollit ka luajtur testin e parë miqësor në kuadër të përgatitjeve për rrugëtimin gjerman. Përballë Kilit, kuqezinjtë e Silvinjos u mposhtën 0-3 në “Ennio Tardini” të Parmës.

Minutat e para nuk i përkasin kuqezinjve. 20 të tilla mjaftojnë që Kili të marrë avantazhin edhe pse dukshem në mënyrë të parregullt. Vargas shënon por më parë aludohet për top të prekur me dorë që nuk vihet re nga kryesori i sfidës. Edhe Hysaj nuk bën mirë…

Menjëherë pas golit të pësuar panorama e kombëtares së Silvinjos ndryshon shumë. Mjaft aktivë Seferi dhe Asani por asnjë rrezik konkret për portën e Kilit që e mbyll në favor të saj pjesën e parë.

Në pjesën e dytë kuqeznjtë provojnë të reagojnë. Megjithatë nuk mjaftojnë as përpjekjet e fraksionit të dytë për t’iu përgjigjur Kilit që gjen edhe 2 herë të tjera rrjetën e Strakoshës. Bolados dhe Davila i japin fund shpresave të Shqipërisë në minutat e fundit të kësaj sfide.

Sakaq, vetëm pak ditë më vonë një tjetër provë e rëndësishme e pret kombëtaren tonë që do të ketë përballë Suedinë në Solna. Të hënën më 25 mars duke nisur nga ora 19:00 kuqezinjtë zbresin sërish në fushë për të treguar se nuk janë rastësisht në ‘Euro 2024’./ Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!