Kili analizon testin me Shqipërinë, elozhe skuadrës dhe trajnerit Gareka

‘La Roja’ i ka bërë analizën miqësores së skuadrës duke evidentuar supermacinë në fushë përballë Shqipërisë në Parma (0-3).

‘La Roja’ shkruan:

‘Kombëtarja e Kilit bëri një prezantim solid në stadiumin ‘Ennio Tardini’ të Parmës, teksa mundi Shqipërinë tre me zero, në duelin që shënoi debutimin e trajnerit Rikardo Gareka në krye të La Roja.

Që në fillim të ndeshjes, Kili ishte dominues, me shumë presion në fushën e rivalit dhe qarkullim korrekt të topit në të gjitha linjat.

Duke qenë kështu, nuk ishte çudi kur në minutën e 31-të (në fakt në të 20′, red) Eduardo Vargas hapi rezultatin me një goditje të furishme që portieri Strakosha pa vetëm topin nga krahu i tij.

Ndërkohë në pjesën e dytë Kili u tërhoq pak për të mbajtur përpara përparimet shqiptare dhe me ndryshimet e bëra pati një moment të dytë për të zgjatur shifrat. Puna është se në minutën e 83-të, pas hyrjes në fushë, Markos Bolados bëri rezultatin dy me zero për kombëtaren.

Ndërkohë, në kohën shtesë, një lojë e shkëlqyer kolektive përfundoi me golin e Viktor Davila, për të shënuar të tretin.

Në këtë mënyrë, epoka e Rikardo Gareka-s filloi në këmbën e djathtë. Sfida e e radhës, në duelin e madh: Franca, nënkampione e botës, të martën e ardhshme në orën 17:00 në Marsejë.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!